Ditë e bukur është ajo që e kalojmë me familje. Asgjë në jetë, nuk mund ta zë dhe ta luajë rolin e vërtetë të familjes, meqenëse çdo njeri ka nevojë për një familje të shëndoshë dhe të strukturuar mirë. Pikërisht sot (01 janar), shënohet ‘Dita Globale e Familjes’, e cila ka për qëllim të tregojë rëndësinë jetike që ka familja në jetën e secilit.
Kalimi i kohës me anëtarët e familjes është zvogëluar në mënyrë të dukshme viteve të fundit e për të ndryshuar këtë skenar, është themeluar ‘Dita Globale e Familjes’, e cila synon promovimin e paqes, me qëllim që të gjitha familjet të mblidhen si një shoqëri e vetme në ditën e parë të çdo viti, për të mirëpritur Vitin e Ri. Nuk dihetsaktësisht viti në të cilin u festua për herë të parë ‘Dita Globale e Familjes’ as edhe origjina e kësaj dite, mirëpo shumë njerëz besojnë se kjo ditë fillon me shpalljen e vitit të parë të mijëvjeçarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të filluar Dekadën Ndërkombëtare për një Kulturë të Paqes dhe Jo-dhunës për Fëmijët e Botës, në vitin 1997.