Për të dhjetin vit me radhë, sot (31 mars), shënohet “Dita Botërore e Backup-it”, duke na e rikujtuar se një kopje elektronike rezervë mund të na shpëtojë fotot e familjes, videot, dokumentet dhe postat elektronike.
Për të mësuar më shumë për rëndësinë e kësaj dite, Radio KFOR-i kontaktoi udhëheqësin e “Cybersecurity and Privacy”, Mentor Hoxhaj: “Ruajtja e të dhënave është shumë e rëndësishme. Është pothuajse e pamundur të mendohet që ndonjë institucion publik apo privat të punojë pa “Backup”. E mira është që tani ofrohen shume mundësi, pa ndonjë kosto financiare, ku platforma të ndryshme ofrojnë që t’i ruani ato në “cloud”. Duhet të jeni të kujdesshëm në ruajtjen e videove të cilat zënë shumë hapësirë, ku pas një kohe duhet t’i fshini ose të paguani për më shumë hapësirë. Po ashtu, në baza ditore edhe bisedat lehtësisht mund t’i ruani duke bërë “Backup”.”
Pavarësisht se sa të sigurt ndiheni me pajisjet që posedoni, është e rëndësishme të bëni një kopje rezervë të të gjitha të dhënave tuaja, duke përfshirë të dhënat private si dhe profesionale.