“Dita Botërore e Lirisë” është një festë vjetore në Shtetet e Bashkuara, e shpallur për herë të parë në vitin 2001, nga Presidenti George W. Bush. 9 nëntori, është krijuar në shënim të rënies së “Murit të Berlinit”, i cili u ngrit në vitin 1961 dhe u shemb në vitin 1990. Në fakt, kjo festë nuk ka të bëjë shumë me vetë murin, por më shumë me atë që simbolizonte, rënien dhe fundin e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Prandaj, “Dita Botërore e Lirisë” është kaq e rëndësishme, duke ngritur ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme që ende po ndodhin në të gjithë botën dhe për t’iu ofruar ndihmë dhe informacione njerëzve që u mungon liria.
Motoja e “Ditës Botërore e Lirisë” për këtë vit është “Informacioni si një e mirë publike”.