Sot (22.01.19), është prezantuar projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave, projekt ky i cili do të realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me përkrahjen e GIZ-it Gjerman. Përmes këtij projekti do të bëhet kthimi i shisheve të plastikës, qelqit dhe kanaçeve, në mënyrë që të mbrohet mjedisi duke ricikluar mbeturinat në vend.
Realizimi i këtij sistemi ka si model vendet si, Estoninë dhe Lituaninë, si vende që kanë këtë sistem të avancuar të depozitave dhe njihen si vende ekologjike.