Me datën 22 shtator në Kompleksin e Vali Ranch në Gjilan, në ora 17:00 do të mbahet festivali ndërkombëtar i këndimit live “Rising Stars”.
Ky festival do ta ketë edhe natën e dytë, e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, në ora 18:00, me datën 23 shtator.
Meqë ende ka fanatikë që duan të ruajnë rëndësinë që ka zëri për një kantautor, në vazhdimësi realizohen aktivitete të ndryshme artistike, në tendencë për të promovuar fuqinë dhe rëndësinë që ka zëri për një këngëtar.
Kësisoj, të gjithë të interesuarit për të dëgjuar muzikë me vlerë, interpretuar nga këngëtarë që dinë të këndojnë LIVE, Gjilani ju mirëpret me datat 22 dhe 23 shtator.