Stina e verës mundëson bashkimin e bashkatdhetarëve të shumtë që vijnë për t’i kaluar pushimet e tyre në Kosovë. Përveç familjarëve, mirëseardhje janë duke ju dëshiruar edhe komunat e ndryshme të Kosovës duke organizuar aktivitete enkas për ta.
“Duam të festojmë bashkë si një familje e madhe”, është motoja e organizmit “Gjakova Feston 2018”, e cila do të mbahet për tri ditë me radhë me datat 27, 28 dhe 29 Korrik, në pazarin e vjetër.
Për t’i argëtuar bashkatdhetarët dhe të pranishmit në natën e parë, më 27 Korrik do të interpretoj grupi muzikor “Elita 5”, natën e dytë do të jetë, grupi “Jericho”, kurse të tretën do të këndojnë Fisnikët dhe Hekuran Krasniqi.