– Me 8 maj, të vitit 1993, Aerosmith lansuan albumin e 11-të me radhë, të cilin e titulluan “Get A Grip”, album ky që zuri vendin e parë të Billboard Hot 200. Albumi arriti të shitej në mbi 20 milionë kopje nëpër botë.
– Me 8 maj, të vitit 2005, këngëtari Bruce Springsteen, kryesonte top listat e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij të 13-të me radhë, të titulluar ‘Devils and Dust’.
– Në po këtë datë, të vitit 1976, grupi ABBA, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me singlin e tyre ‘Fernando’, që ishte edhe kënga e tyre më e shitur, me mbi 10 milion shitje në gjithë botën.