Ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona për të luftuar ndryshimet klimatike, është e rëndësishme që të gjithë kolektivisht të kontribuojmë në këtë aspekt, pa dallim moshe, gjinie, race, etj. Që mbrojta e ambientit të jetë kulturë e përgjithshme, duhet qysh në fëmijëri të edukojmë brezat për rëndësinë e ambientit. E që ky edukim të jetë më lehtë i pranueshëm dhe të sjell kënaqësi, Radio KFOR-i sot ju sjell disa ide praktike që mund t’i realizoni me fëmijët tuaj, në mënyrë që ata të jenë avokues mjedisorë të së nesërmes:
Bëni projekte artistike me gjërat që gjeni në natyrë – Përdorni gjethet, lulet, degëzat ose guralecët, për të bërë projekte kreative artistike e artizanale më fëmijët tuaj, kjo t’u mësoni atyre rëndësinë e ruajtjes së burimeve.
Mbillni kopsht me fëmijët tuaj – Pavarësisht a doni të mbillni disa lloje në oborrin tuaj apo edhe vetëm një lule në vazo brenda shtëpisë, sa më shumë që ata njihen me proceset natyrore, fëmijët do e çmojnë edhe më shumë natyrën.
Realizoni kampingje me fëmijët tuaj – Pavarësisht nëse kaloni një natë në shkretëtirë ose thjesht flini në një tendë në oborrin e shtëpisë tuaj, kalimi i një nate duke fjetur jashtë mund t’i ndihmojë fëmijët të ndihen më të lidhur me natyrën.
Mësojini për kafshët – Kafshët janë pjesë esenciale e ekosistemit tonë dhe sa më shumë që fëmijët dinë dhe i njohin llojet e tyre, do t’i duan e vlerësojnë më shumë.
Dhe mos harroni, që mbrojta e ambientit është obligim i secilit prej nesh, në mënyrë që ta ruajmë Tokën edhe për gjeneratat që do vijnë.