Trashëgimia kulturore është trashëgimia e objekteve fizike dhe shpirtërore e një grupi ose shoqërie që janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, të mirëmbajtura në të tashmen dhe të ruajtura për brezat e ardhshëm.
Se ruajtja e trashëgimisë kultuore ka një rendësi të madhe, e thotë për Radio KFOR-in edhe Inxh. Dip. Ark. dhe specialiste konservimi, Gjejlane Hoxha: “Natyra e trashëgimisë kulturore është e ndjeshme, kërkon përkujdesje të veçantë kolektive dhe institucionale në procese të planifikimit të zhvillimeve bashkëkohore. Mbrojtja efektive dhe konservimi aktiv i aseteve të trashëgimisë kulturore, duhet të pozicionohet si objektiv parësor në politikat e zhvillimit dhe planifikimit urban, në funksion krijimi të mjediseve jetësore kualitative dhe me perspektivë zhvillimi të qëndrueshëm shoqëror, kulturor, arkitekturor, ekologjik, turizmi, ekonomik, politik dhe punësimi”.
Mënyra më e mirë për të ruajtur trashëgiminë kulturore është kujdesi, mirëmbajtja dhe bartja e tyre nga brezi në brez.