“Projekti i riciklimit” i cili u formua në qershor të këtij viti, nga një grup i nxënësve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Faik Konica” , me qëllim të ruajtjes së ambientit, vazhdon tutje me aktivitetetin e radhës.
Përmes Facebook-ut, ata u bëjnë ftesë të gjithë të interesuarve që sot (14 tetor), të dalin në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku edhe do të bëhet pastrimi i këtij sheshi.
Për më shumë informata rreth këtij aktiviteti mund t’i gjeni në këtë adresë elektronike: www.projekti-riciklimit-36.webself.net
Të gjithë duhet të kontribuojmë për një ambient të pastër!