Në të gjithë botën sot (30.04.24), festohet “Dita Botërore e Xhazit”, e cila u themelua nga UNESCO në vitin 2011, për të theksuar rolin e muzikës xhaz dhe për bashkimin e njerëzve që pëlqejnë këtë zhanër muzikor. “Dita Botërore e Xhazit” bashkon komunitete, shkolla, artistë, historianë, akademikë dhe entuziastë të këtij zhanri muzikorë në mbarë botën, për të festuar dhe mësuar rreth xhazit, rrënjët, të ardhmen dhe ndikimin e tij.
Për më tepër, ky zhanër u krijua për promovimin e paqes, respektimin e diversitetit dhe të drejtave të njeriut si dhe për çrrënjosjen e diskriminimit. Ideja për të vendosur ‘Ditën Botërore të Xhazit’, erdhi nga pianisti i xhazit dhe ambasadori i vullnetit të mirë të UNESCO-s, Herbie Hancock dhe Instituti i tij i muzikës Jazz.