Qëndrimi në telefon gjatë ngasjes, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, mospërshtatja e shpejtësisë së mjetit me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, janë disa nga arsyet kryesore që shkaktohen aksidente, që vazhdojnë të jenë të shumta në numër në vendit tonë.
Policia me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete operacionale në terren, me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
Gjate 24 orëve, janë shqiptuar gjithsej 1.669 tiketa për kundërvajtje të ndryshme trafiku. Janë shënuar 22 aksidente trafiku me të lënduar, 48 aksident trafiku me dëme materiale, përderisa 25 persona janë arrestuar dhe 21 persona janë dërguar në mbajtje.