Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe disa paraqitje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Përveç premierës “Tango Nights” e cila do të shfaqet si premierë në New York, të SHBA-ve në datën 31 maj, Baleti Kombëtar i Kosovës në po të njëjtin qytet, me datën 6 qershor, do të shfaq edhe baletin “Shtegtimi”, shfaqje kjo e cila është dhënë si premierë në Kalabri të Italisë, vitin e kaluar e tani do të udhëtoj për tu shfaqur edhe në New York.
Këto janë projektet e radhës nga Baleti Kombëtar i Kosovës, ku gjatë verës do të ketë premiera të shfaqjeve nga Kosova edhe në Portugali.