Data e sotme 30 shtator, njihet ndryshe edhe si ‘Dita Ndërkombëtare e Podcast-it’, një formë relativisht e re e transmetimit të audio materialeve, ku përfshihen tema të përgjithshme të diskutimit, nga ato sociale e deri tek ato shkencore.
Podcast është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit, mund të themi se me posedimin e telefonave të mençur, tani secili nga ne ka qasje më të lehtë edhe në përmbajtjen e ndonjë Podcast-i ndërkombëtar përmes aplikacioneve të krijuara enkas për këtë formë komunikimi.
Edhe pse në vendin tonë Podcast nuk është një rrjet i zhvilluar, kjo nuk vlen edhe për vendet e tjera, nëse marrim si shembull SHBA-në, nga statistikat e nxjerra së fundmi është vlerësuar se rreth 197 milion njerëz kanë dëgjuar materialet Podcast, gjithashtu vetëm në Google janë të regjistruara 2 milion të tilla.
Ky trend ka pasur nismë edhe në Kosovë, ku shumicën e materialeve të tilla i gjeni në Youtube.