Në lidhje me situatën e krijuar në Viti, pas konfirmimit të rasteve të para me Koronavirus, në një prononcim për Radio KFOR-in, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha: “Situata në Viti është momentalisht e qetë, gjithçka është nën kontroll. Shëndetësia po punon pa rresht që të trajtojnë të gjithë ata që kanë nevojë, të gjithë pacientët që paraqiten, por edhe komponentët e tjerë. Komiteti i emergjencës është shumë i angazhuar, është 24 orë bashkë me Policinë, bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Shëndetësisë, të gjithë bashkë po punojmë që me sanu gjendjen, po tu e shtu vëmendjen që me pas sa më pak kontakte me të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ata persona që kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Në radhë të parë i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë pasur kujdes deri më tani dhe i kanë respektu rregullat e profesionalistëve dhe komponentëve mjekësor. I ftoj që edhe më tutje të jenë vërtetë të disiplinuar në mënyrë që këto rregulla të respektohen, për shkak se na ndihmojnë shumë, gjithashtu edhe kërkesat që i kemi bërë me i respektu sepse janë në shërbim të shëndetit publik dhe mos përhapjes së kësaj sëmundjeje që tashmë veçse ka rezultuar pozitive tek disa pacientë dhe mos-zgjerimi i saj është në interes të Komunës dhe gjithë Kosovës.”