Sot (17.08.18) në Prishtinë mbahet forumi “Disign Thinking Forum”, të cilën e organizojnë “Europian Youth Award” dhe “Innovation Centre Kosovo”.
Programi “Europian Youth Award” në mbarë Evropën e ofron këtë forum si pjesë të saj, që lidhë fillestarët lokal dhe sipërmarrësit e rinj me ekspertë ndërkombëtar të fushave e përvojave të ndryshme.
Përgjatë dy sesioneve të parapara që të mbahen, do të ofrohen tregime dhe përvoja të dorës së parë nga 20 ekspertë ndërkombëtarë. Këta ekspert do të përgjigjen edhe në pesë pyetje të parashtruara paraprakisht nga pjesëmarrësit, si: A po ndërtoni një ndërmarrje që përdor teknologjinë digjitale për të pasur ndikim social?; A po ballafaqoheni me sfida përgjatë sjelljeve të risive në një ekonomi të vjetër?; A mendoni se të tjerët këtë e kanë bërë më parë dhe mund të përfitoni nga përvoja e tyre?; si dhe në pyetjen; A dëshironi të punoni në mënyrë krijuese me një grup të kualifikuar ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë?
Forumi mbahet sot në lokalet ICK-së nga ora 14 deri në orën 17:30.