Ndryshimi klimatik është një nga çështjet përcaktuese të së ardhmes sonë. Kjo ka bërë që ‘GAIA Kosovo’ dhe ‘7 Arte’ të sjellin sesionin informues ‘Climate for Change’.
Në këtë sesion informues i cili do të mbahet nesër me 2 maj, me fillim nga ora 12, do të shpaloset projekti ‘Climate for Change’, i cili synon të mbledhë informacione mbi rolin e Kosovës në Ndryshimet Klimatike dhe ta shpërndajë atë tek të rinjtë e Kosovës.
Ky sesion interaktiv i cili do të mbahet në Mitrovicë, në ambientete e ‘7 Arte’, do të zgjasë rreth 60 deri 80 minuta dhe do të përfshijë informata themelore mbi lëvizjen e të rinjve mbi ndryshimet klimatike në botë, drejtësisë klimatike dhe dëmet që këto ndryshime po shkaktojnë, me fokus në situatën mjedisore në Kosovë.