Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje (16.06) ka publikuar raportin ditor për të infektuarit me COVID-19, duke shënuar shifrën rekord deri më sot që nga shfaqja e pandemisë, me 141 raste pozitive me ‘COVID-19’, në Kosovë.
Lidhur me këtë problem, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike kanë prezantuar manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19.
Ky manual është dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i riskut. Duke pasur parasysh se në javën e fundit ka rritje të rasteve pozitive, Platforma CiviKos rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile (KCSF) dhe YMCA, kanë lansuar kampanjën online #VendoseMasken. Kampanja online #VendoseMasken ka filluar me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së disa maskave në qytetin e Prishtinës.
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!