Pas pushimeve verore, së shpejti nis viti i ri shkollor për të gjithë shkollarët, të cilët në shtator vazhdojnë të pajisen me dije përmes mësim nxënies në vatrën e diturisë, që është shkolla. Për një fillim të mbarë të vitit shkollor, organizuar nga “Education Comes First”, më 30 dhe 31 gusht do të mbahet kampi “Back to School” për fëmijët e klasave 1-6.
Siç thonë organizatorët, ky aktivitet realizohet me qëllim që fëmijët të nisin vitin e ri shkollor më të relaksuar e të përgatitur dhe t’u krijohet një mundësi e mirë e motivimit për të vënë në pah më të mirën nga vetja e tyre.
Aktivitetet që do të zhvillohen përfshijnë art, terapi, punë kreative, lojëra argëtuese, por mbi të gjitha fëmijët do të mësojnë edhe teknikat e komunikimit dhe prezentimit si element kyç për të arritur sukses në shkollë dhe në jetën e mëtutjeshme.
Për detaje më shumë rreth këtij organizimi, ne kontaktuam koordintoren e këtij programi në ECF, Saranda Rexha, e cila mes tjerash tha:
Duke u bazuar në përvojat e mëhershme, meqenëse ky është edicioni i tretë I këtij programi, fëmijët e presin realizimin e këtij kampi me entuziazëm të madh dhe i ndihmon shumë për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor”, tha për Radio KFOR-in, Rexha.
“Back to school” është një program argëtues, edukues, kreativ dhe terapeutik.
Për tu bërë pjesë e kampit, duhet të regjistroni fëmijën tuaj duke kontaktuar në: educationcomes1@gmail.com ose në tel: 044/200 001 dhe 044/379 709 (viber).