Akademia e Arteve dhe Shkencës Amerikane çdo vit, që nga vitit 1929, organizon ngjarjen më prestigjioze në botë, të njohur edhe si çmimet ‘OSCAR’, për të nderuar punën e prodhuesve të filmit, aktorëve, ekipit mbështetës dhe kategori të tjera që bëjnë të mundur jetësimin e një filmi. Ndarja e çmimeve ‘OSCAR’, është njëra ndër ceremonitë më të rëndësishme vjetore në botën e filmit, ku të gjithë artdashësit presin me padurim për të parë se kush do të rrëmbejë çmimet kryesore të asaj nate. Lista e fituesve të çmimit ‘OSCAR’, është e shumë e gjatë, mirëpo Radio KFOR-i ka përgatitur për ju vetëm disa nga kryeveprat më të mëdha kinematografike që u nderuan me çmimin prestigjioz ‘Oscar’, filma këta të cilët në qoftë se nuk i keni parë ende, ju propozojmë që ti shihni atëherë kur t’ju jepet mundësia:
– Filmi i parë që fitoi një çmim ‘Oscar’, në botë, ishte filmi ‘Wings’, nga producenti Lucien Hubard, në vitin 1929.
– Një tjetër krijim kinematografik mbetet edhe filmi klasik ‘Grand Hotel’, fitues i çmimit ‘Oscar’ për ‘Filmin Më të Mirë’, në vitin 1932, me regji të Edmund Goulding.
– Kryevepra e radhës që rrëmbeu çmimin ‘Oscar’, për ‘Filmin Më të Mirë’, në vitin 1944, është filmi ‘Casablanca’, pa dyshim një nga klasikët më të famshëm të të gjitha kohërave.
– Një nga filmat më të shikuar dhe më të njohur në botë është edhe filmi ‘The Goodfather’, film ky që po ashtu u shpërblye me çmimin ‘Oscar’, për ‘Filmin Më të Mirë’, në vitin 1973 dhe është i bazuar në novelën me të njëjtin emër nga Mario Puzo.
– Një tjetër film kryevepër që është nderuar me çmimin ‘Oscar’, për ‘Filmin Më të Mirë’, është filmi ‘Titanic’, në vitin 1998.