Organizata Joqeveritare “Aktiv”, më 18 mars, në ora 13:00, do të mbajë një konferencë multietnike, ku do të diskutohet për të ardhmen e raporteve midis serbëve dhe shqiptarëve.
Në këtë konferencë, që do të mbahet në qendrën e pushtetit civil, në Mitrovicën e veriut, do të flasin: Asistenti në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surlić, ligjëruesi në Fakultetin e Shkencave Politike në Prishtinë, Adem Beha, gazetarja Sanja Sovrlic dhe aktivistja civile Teuta Hoxha.
Tema e konferencës do të bazohet në raportet e tanishme serbe-shqiptare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tyre. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.