‘Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore’ (CSGD) dhe ‘Qendra për Liri dhe Barazi’ (CEL), këtë të premte (05.09.2018) fillojnë aktivitetet për të shënuar ‘Javën e Krenarisë’.
Me moton ‘Në emër të Lirisë’, këto dy organizata kërkojnë liri të shprehjes, liri të të qenurit të sigurtë, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet.
Koordinatori i këtij projekti nga ‘Qendra për Liri dhe Barazi’, Lend Mustafa, për Radio KFOR-in, tregoi për raste të ndryshme kur komuniteti LGBTI është kërcënuar verbalisht dhe janë sulmuar fizikisht:
“Pjesëtarët e komunitetit LGBTI shumë shpesh mund të hasin në kërcënime apo sharje, por ka edhe raste ku ata sulmohen fizikisht nga persona të cilët i paragjykojnë në bazë të pamjes fizike. Vetëm pas paradës së krenarisë të vitit 2017 aktivistët dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTI vazhdimisht kanë hasur në kërcënime. Ka disa raste të cilat nuk raportohen fare nga frika dhe mungesa e besimit në institucione”, ka treguar Lendi.
‘Java e Krenarisë’, ka për qëllim të ngritë vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore