Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK) ka shpallur konkurs publik për Programin Artistik, për vitin 2019.
Të gjithë artistët e interesuar duhet që deri më datën 9 nëntor, t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre, nëse duan që gjatë vitit 2019 të hapin ekspozita personale apo kolektive në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë krijuesit e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, instalacionit, fotografisë, grafikës, videos, performancës dhe arkitekturës.
Kriteret për aplikim, mund t’i gjeni në faqen e GMK-ës: https://mkrs-ks.org.