Sot rubrika “Artist of the day” i kushtohet emrit që pushtoi toplistat e viteve të 90-ta – Justin Timberlake. Justin Randall Timberlake lindi në 31 janar 1981, në Memfis dhe që i vogël ai nisi të shfaqte talentin për muzikën dhe aktrimin. Karrierën e nisi me emisionin e popullarizuar të ‘Disney Channel’, “The New Mickey Mouse Club” ndërsa në vitin 1995 bëhet solisti kryesor i grupit NSYNC, grup ky që bëhet kryefjala e mediave, toplistave dhe muzikës gjithandej botës së fundviteve të 90-ta. “I Want You Back” dhe “Tearin’ Up My Heart” janë albumet të cilat përmbajnë hitet e pavdekshme të djelmoshave të NSYNC që edhe sot dëgjohen plot nostalgji. Pas ndarjes së grupit, në vitin 2002, Justin Timberlake vendosë të vazhdojë me solo karrierën duke debutuar me këngën “Like I Love You”. Më vonë atë vit, ai lëshoi albumin e tij të parë solo, “Justified” i cili u shit në më shumë se 7 milion kopje në të gjithë botën. Sukseset si solo artist fillon t’i arkivojë që nga viti 2004, kur u shpërblye me dy çmime Grammy për “Best Pop Vocal Album” dhe “Best Male Pop Vocal Performance”. Në vitin 2006, Timberlake solli albumin “FutureSex/LoveSounds” i cili debutoi në vendin e parë të “Billboard. Viti 2013 shënon rikthimin e fuqishëm të suksesit të Timberlake në muzikë teksa sjell hitin “Suit & Tie.” Në janar të vitit 2018, Timberlake sjell hitin “Say Something” në bashkëpunim me Chris Stapleton , këngë kjo e albumit që u lansua po atë vit – “Man of the Woods”. Në fillimin e vitit 2020 Timberlake lansoi bashëpunimin e suksesshëm me SZA – “The Other Side”.
Krahas të qenit i suksesshëm në muzikë, Justin Timberlake ka dëshmuar që është edhe një aktor shumë i mirë. Atë e kemi parë teksa luan në shumë filma të famshëm si: “In Time”, “Friends with Benefits”, “The Social Network”, “Runner Runner” përkrah aktorëve të mëdhenj si Ben Affleck, Mila Kuins, Camron Diaz etj. Që nga fillimet e tija në karrierë, jeta private e Justin Timberlake ka qenë në fokusin e mediave. Padyshim lidhja emocinonale me këngëtaren Britney Spears ka qenë dhe është edhe sot e kësaj dite më e përfolura. Pas ndarjes me Briney, Justin Timberlake ishte kryefjala e mediave rozë për lidhjen e tij me aktoren Cameron Diaz, si dhe pas saj, në vitin 2007 me aktoren tjetër Jessica Biel me të cilën është i martuar që nga vitit 2012 të cilët kanë edhe një djalë, tashmë 5 vjeçar.