Ekspozita e kolazheve e quajtur “Gruaja”, e artistes së mirënjohur, Mimoza Studenica, është hapur për të gjithë artdashësit nga data e sotme 22 maj, nga ora 7 e mëngjesit, në galerinë virtuale të Qendrës Kulturore Private ‘Akvarijus’ dhe në portalin ‘Alternativa’.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, artistja nga Prishtina, Mimoza Studenica, na tregoi se si letra e filigranit mund të jetë një material arti jashtëzakonisht i dobishëm për të arritur një përvojë superiore estetike: “Ekspozita ‘Gruaja’, është ekspozita e pestë me radhë brenda ciklit ArtCult, e cila mbështetet edhe nga UNMIK-u dhe është e organizuar nga “Alternativa” dhe nga Qendra Kulturore Private ‘Akvarijus’.”
Kjo seri e ekspozitave synon të paraqesë punën bashkëkohore të artistëve të bashkësive të ndryshme kombëtare, brezave të ndryshëm dhe orientimeve të ndryshme stilistike dhe poetike që jetojnë dhe punojnë në Kosovë dhe rajon. Në pikturat e artistes Mimoza, zakonisht shfaqen artistë me famë botërore, si Marilyn Monroe, Mick Jagger, David Bowie, Bob Marley e shumë të tjerë.