Pas shumë aktiviteteve shumetnike, organizata joqeveritare ‘GAIA Kosovo’, përsëri do të bëjë bashkë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përmes projektit të tyre të radhës. Se bukurit natyrore të japin energji pozitive, kjo as që diskutohet dhe në Kosovë ka shumë artist të cilët janë shumë të lidhur me këto bukuri, sa që përveç fotografive ata vazhdimisht iu thurin edhe vargje të mrekullueshme. Andaj përmes projektit ‘Rivers of Sharr’, u bëhet thirrje fotografëve, fotoreporterëve, poetëve, shkrimtarëve dhe entuziastëve të natyrës, që të ndajnë punimet e tyre të pa publikuara, me temën ‘Lumenjtë Sharrit’.
Për të mësuar më shumë rreth projektit në fjalë, Radio KFOR-i, ka kontaktuar koordinatoren e programit të GAIA, Mevlude Skuroshi, e cila në lidhje me projektin ‘Rivers of Sharr’, potencoi: “Thirrja për paraqitje të fotografive dhe tregimeve të shkurta, është pjesë e projektit ‘Rivers of Sharr’, që implementohet nga organizata Gaia Kosovo dhe mbështetet nga ambasada Zvicerane në Kosovë. Punimet e shkruara, duhet të jenë origjinale dhe të interesuarit mund ti dërgojnë ato, në të gjitha gjuhët që fliten në Kosovë.”
Sipas koordinatores Skuroshi, fotografitë, tregimet dhe poezitë më të mira, do të shpërblehen. Të gjithë të interesuarit e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti shumetnik, punimet e tyre, rreth bukurive ‘Lumenjve të Sharrit’, mund ti dërgojnë në e-mail adresën, riversofsharr@gmail.com , apo për informata shtesë, mund të vizitojnë faqen zyrtare të ‘Lumenjve të Sharrit’: https://www.facebook.com/Rivers-of-Sharr-113350281007431
Data e fundit e pranimit të punimeve, do të jetë 25 shtatori.