Kompania Xiaomi do të sfidojë ‘Samsung Galaxy S22’, pasi lajmet e fundit nga kompania në fjalë tregojnë sa ata do të nxjerrin në treg një telefon me një kamerë 200-megapiksel. Edhe pse detajet janë të pakta, ekzistojnë gjasat që Xiaomi, do të jetë i pari që përdor sensorin 200-megapiksel dhe debutimi i telefonit që pritet të bëhet në vitin 2022, pritet të emërohet ‘Xiaomi 12’.
Do të mbyllet aplikacioni për biseda i quajtur Houseparty, që gëzoi një popullaritet të madh vitin e kaluar (2020), kur u vendosën kufizimet kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi ‘CoViD-19’. Duke njoftuar mbylljen, pronari i Houseparty, Epic Games, tha se nuk mund t’i “jepte aplikacionit ose komunitetit vëmendjen që meriton”. Zyrtarisht aplikacioni do të mbyllet në muajin tetor, 2021. Ndryshe nga Houseparty, aplikacioni tjetër WhatsApp, është duke punuar në një funksion të ri për të kthyer mesazhet zanore në tekst. Në një njoftim të fundit bëhet e ditur se WhatsApp, është duke punuar në një funksion të ri për të kthyer mesazhet zanore në tekst. As këtë javë nuk munguan lajmet interesante nga bota e aviacionit.
Boat-Plane apo Avioni-varkë, po vjen dhe pritet që ta transformojë mënyrën e transportit. Regent, e cila është kompani amerikane ‘përgjegjëse‘ për këtë projekt, ka për qëllim që përmes këtij avioni, ta kthejë detin në një korridor transporti me shpejtësi të lartë. Avioni që po vjen nga kompania në fjalë, kalon mbi ujë me një shpejtësi deri në 290 km/orë, rreth 6 herë sa shpejtësia e një trageti dhe dyfishi i gamës së avionëve elektrikë.