Pas një pune intenzive, ka përfunduar me sukses projekti ‘Social Act’, organizuar nga ‘Peer Educators Network’ (PEN), i cili mblodhi 100 të rinj nga tetë komuna të Kosovës, duke përfshirë ata në aktivitete të ndryshme për të zhvilluar aftësitë e tyre në fusha të ndryshme. Menaxherja projektit ‘Social Act’ në ‘PEN’ Sihana Bejtullahu, për Radio KFOR-in tregoi qëllimin e këtij projekti, duke treguar përfitimet që morën rinia e Kosovës:
“Projekti ‘Social ACT’, u zhvillua në bashkëpunim me 8 komuna të Kosovës: Fushë Kosova, Ferizaj, Istogu, Gjakova, Lipjani, Mitrovica, Peja dhe Prizreni. Ky projekt kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të 100 të rinjve dhe të rejave të moshave nga 18 deri në 25 vjeç, në të menduarit kritik, shkathtësitë avokuese, shkathtësitë e buta dhe në përpilimin dhe udhëheqjen e inovacioneve sociale që synojnë gjithëpërfshirjen sociale në Kosovë”, tha Sihana. Projekti ‘Social Act’, mbështetet nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, i cili mbështetet edhe nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF.