Dashamirët e aplikacioneve të preferuara për redaktimin dhe botimin e fotografive, Instagram, mund të jenë pjesë e një loje atraktive, të titulluar “EU Insta challenge” -Cila grua është modeli juaj?” organizuar nga Qendra Informative e BE-së dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në këtë sfidë ka të drejt të marrë pjesë çdokush, e tëra që ju nevojitet është vetëm të mendoni për gruan/vajzën që ju frymëzon në çdo aspekt.
Kjo grua mund të jetë nëna, motra, mikja më e mirë, gjyshja, kolegja apo mësuesja juaj, ajo që për ju dhe për shoqërinë është e veçantë .
Dhe për të postuar një foto me gruan/vajzën që ju inspiron, duhet që në profilin e Instagram-it të bashkëngisni (hashtag) #EUGenderTalks #EUICCKosovo #MyRoleModelKosovo dhe një shpjegim të shkurtër përse ajo grua është aq e rëndësishme për ju.
Aplikacioni për konkursin e fotografive zgjatë deri më 1 mars 2019, pas së cilës juria e ekspertëve do të kontrollojë nëse veprat e dorëzuara plotësojnë të gjitha kushtet e konkursit dhe do të zgjedhin 25-30 fotografitë më të mira.
Fotot e përzgjedhura do të përfshihen në ekspozitë që do të hapet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut.