Mbrëmë (20.02.19) është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës në Britani, “Brit Awards”. Në këtë ceremoni të nominuara në kategorinë e njëtë ishin edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, prej të cilave vetëm Dua arriti të rrëmbej një çmim, në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”.
Grupi 1975 ishin fituesit e mëdhenj në Brits, duke marrë çmimet për grupin më të mirë britanik dhe albumin e vitit.
Krahas Dua Lipës edhe Rita Ora ishte e nominuar në kategorinë “Videoklipi i vitit” me dy këngë: “Let You Love Me” dhe “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, mirëpo këtë çmim artistes ia rrëmbeu grupi, Little Mix në bashkëpunim me Nicki Minaj.
Lista e fituesve në kategoritë kryesore është si në vijim:
Artisti më i mirë
Fitues: George Ezra
Craig David
Giggs
Sam Smith
Aphex Twin
Artistja më e mirë
Fituese: Jorja Smith
Florence + The Machine
Anne-Marie
Jess Glynne
Lily Allen
British single (with Capital FM)
Fitues: Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss
George Ezra – Shotgun
Rudimental ft Macklemore
Jess Glynne and Dan Caplen – These Days
Dua Lipa – IDGAF
Anne-Marie – 2002
Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo
Sigala ft Paloma Faith – Lullaby
Ramz – Barking
Jess Glynne – I’ll Be There
Tom Walker – Leave A Light On