Data e sotme (1 Maj), kudo në botë njihet dhe shënohet si ‘Dita Botërore e Punëtorëve‘, e cila ju referohet protestave të punëtorëve, për të punuar jo më shumë se 8 orë gjatë një dite, për paga mesatare të garantuara dhe për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike për të drejtat e punëtorëve është paraqitur në Australi, gjatë vitit 1855, me këtë përmbajtje “8 orë punë, 8 orë dëfrim dhe 8 orë gjumë”.
1 Maji, ndër vite është shënuar edhe në Kosovë, me aktivitete të ndryshme, por edhe këtë vit, sikurse në vitin e kaluar, shumë nga këto aktivitete të parapara janë anuluar për shkak të pandemisë ‘Covid – 19’.