Pas borës së madhe të dhjetorit dhe janarit, Kosova Hiking Trips, kanë vendosur që të ri-fillojnë ecjet e përjavshme anembanë bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit.
Kësisoj, këtë të diele, më 10 shkurt, Hiking Njeri do të organizoj ecjen në bjeshkën përrallore të Koshutanit dhe Majën e Dromodolit në Rugovë, e cila gjendet në kufi me Malin e Zi.
Kjo bjeshkë e bukur është e mbushur me pisha, kodrina pa fund, stane të bukura dhe peisazh të paharrueshëm.
Nisja do të bëhet nga Prishtina, në orën 07:00 të mengjesit dhe kthimi në Prishtinë do të bëhet në ora 22:00.