Sikurse çdo javë që udhëtojmë së bashku virtualisht përmes valëve të Radio KFOR-it nëpër kryeqytete të botës, sot kemi përzgjedhur që të ndajmë me ju disa informacione për një vend me një popullsi prej 7.4 milion banorëve, bëhet fjalë për kryeqytetin e Kolumbisë, Bogotën. Bogota është shtëpi e më shumë se 1.400 kompanive multinacionale, një vend shumë i zhvilluar dhe ende në zhvillim e sipër. Nëse flasim për muzikën, Bogota në vitin 2013 është emëruar si qytet i muzikës nga vet UNESCO, me festivale gjatë tërë vitit dhe pikërisht ky është vendi ku duhet të jeni, nëse jeni fans i muzikës live.
Brenda këtij qyteti ka një numër të madh të qendrave tregtare të cilat ofrojnë produkte dhe shërbime nga brendet më të njohura botërore. Janë të njohura qendrat Centro Andino, Centro Mayor, Santafé, Unicentro dhe Atlantis Plaza. Bogota ka 58 Muze, 62 Galeri arti, 33 rrjete librarishë, 35 skena teatrale, 75 parqe atraksioni dhe më shumë se 150 monumente kombëtare. Në këtë qytet gjendet edhe libraria The Luis Ángel Arango, që pret më shumë se 6 milion vizitorë Brenda vitit.
Në fushat e blerta në Bogota, prodhohet kafeja më e mirë në botë, njihet si një ndër vendet me prodhimin më të madh të kafesë.
Nëse jeni në këtë kryeqytet dhe ju shkon mendja tek ushqimi, nuk duhet lënë anash pjatën tradicionale të Bogota-s që njihet me emrin, Bandeja Paisa. Ky ushqim ka një mori kalorishë që vijnë nga përzierja e përbërësve si: orizi i bardhë, fasulet, mish viçi, misër, vezë, avokado, mish derri dhe suxhuk.Nëse dëshironi një dhuratë të veçantë për ta mbajtur në mend gjithmonë, mos harroni që Kolumbia prodhon rreth 60% të smeraldeve botërore, pra është një vend ku i gjeni smeraldet me çmim shumë më të lirë se diku tjetër.