Duke e ditur rëndësinë e shëndetit të foshnjave edhe në kohë pandemie, Organizata Jo-Qeveritare “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, e cila ka për qëllim ngritjen e fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, po e vazhdon fushatën “Dashni e Kujdes”. Gjatë fushatës pritet të mblidhen fonde, të cilat do të shkojnë për nënat dhe fëmijët në nevojë. Një ndër aktivitet e kësaj fushate është edhe aksioni i mbledhjes së fondeve, që do të organizohet live në Klan Kosova, me datën 13 dhjetor, 2020, duke filluar nga ora 20:45.
“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” njofton se të gjitha fondet e mbledhura në këtë fushatë, do të dyfishohen deri në vlerën 50,000 euro, falë mbështetjes së Iniciativës për Komunitet në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Nënat dhe fëmijët në nevojë, presin ndihmën e të gjithëve!