Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK ), njofton se kuvendi i jashtëzakonshëm për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet me datën 31 Korrik (e martë) nga ora 14:00 në objektin e “American School of Kosova” (ASK), pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari / gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.
Të interesuarit, kandidaturat e tyre mund t’i dërgojnë në e-mailin zyrtarë të AGK-së; office@agk-ks.org