Nëse ndonjëherë keni menduar se keni talent për aktrim, tani është momenti i juaj, pasi filmi artistik i metrazhit të shkurtër “VULE”, me skenar dhe regji të Valmir Tertini, ka hapur audicionin e castingut.
Në njoftim thuhet se kërkohen femra dhe meshkuj nga mosha 20 deri në 35 vjeç.
Të dhënat e juaja personale si dhe fotoja mund të dërgohen në këtë e-mail adresë: E-mailitinfo@dardan.al.
Kohëzgjatja për fazën e parë të këtij audicioni ka filluar nga data 23 Korrik dhe do të jetë e hapur deri më 3 Gusht 2018.