Është lansuar projekti “Ndërmjetësimi në punë për të rinjtë – në skemat: Trajnim në Punë dhe Praktikë në Punë”.
Ky program do të ofroj praktikë dhe trajnime për rreth 200 të rinj, të moshave 18 deri në 24 vjeç, në tërë rajonet e Kosovës si masë për ngritjen e punësimit.
Programi është trepalësh dhe përbëhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga Kolegji Evropian i Kosovës dhe nga firma të ndryshme, mirëpo ndahet në dy skema: trajnimi në punë dhe praktika në punë.
Projekti në fjalë, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Rinisë, në bazë të Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020, i cili ka për qëllim rritjen e punësimit në Kosovë.