Bazuar në përvojat e shumë njerëzve dhe në këshillat e vazhdueshme të psikologëve dhe ekspertëve të fushës shpirtërore, hapi i parë për një jetë më të mirë, më të suksesshme dhe më të përmbushur është të menduarit pozitivisht, pasi që këto mendime çojnë në veprime pozitive dhe rrjedhimisht sjellin ndjenja të tilla. Megjithatë, secili prej nesh kohë pas kohe përballemi me mendime negative, luftojmë me to dhe vazhdimisht përpiqemi të shpëtojmë prej tyre.
Kur arrini diçka pozitive në jetën tuaj, festoni atë arritje dhe bëhuni krenarë me përparimin tuaj dhe kur mund t’i kushtoni aq shumë hapësirë mendore mendimit negativ, sigurisht që mund të përdorni të njëjtën hapësirë për të festuar mirësinë.
Edhe Daila Lama thoshte “Për një veprim pozitiv, duhet të zhvillojmë një vizion pozitiv po ashtu”.