‘Dita Botërore e Zërit’ është një ngjarje globale vjetore që shënohet me datën 16 prill dhe i dedikohet rëndësisë së zërit, jo vetëm në komunikimin e përditshëm por edhe në aspektet mjekësore. Prandaj kjo ditë shërben që mjekët, patologët e të folurit, mësimdhënësit e muzikës dhe aktrimit si dhe infermierët, të punojnë të gjithë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e zërit dhe për zhvillimet në kujdesin ndaj zërit.
‘Dita Botërore e Zërit’, filloi të shënohej që nga viti 1999, fillimisht në Brazil, ku Organizata Botërore e Shëndetësisë, kishte konstatuar rritje enorme të personave të prekur me kancer në laring dhe për këtë arsye, Brazili ndër vendet e para nisi të shënoj këtë ditë, për të rritur ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e ruajtjes dhe kujdesit të zërit si dhe për të inkurajuar njerëzit që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore. Kjo ditë më pas, çdo vit vazhdoi të shënohet në pothuajse gjithë botën me fushata të ndryshme vetëdijesuese për rëndësinë e zërit.
Këtë vit, kjo ditë shënohet me moton ‘Lartëso zërin tënd!’.