Histori të reja, tituj të rinj, romane që do të ju lënë me gojë hapur e do të ju magjepsin pafund me rrëfimet e tyre, tashmë, janë të përkthyer dhe mund t’i gjeni në libraritë e vendit. Rreth trendëve të leximit dhe librave të rinj të botuar për fëmijë dhe të rritur, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me menaxherin e librarisë ‘Pena’ në Prishtinë, Arben Bajoku i cili tha se interesimi për lexim është i lartë, sidomos nga fëmijët të cilët janë në pushime verore dhe propozoi disa tituj për të rritur dhe fëmijë që mund t’i lexoni gjatë kësaj kohe: “Interesimi për lexim është i kënaqshëm, sidomos nga më të vegjlit të cilët lexojnë gjatë pushimeve verore. Do të kisha propozuar serinë e 10 librave, për fëmijë nga mosha 8 vjeçare, të përkthyer në gjuhën shqipe ‘Tregime për rregullat e mirësjelljes’ nga shkrimtarja turke Münire Şafak. Këto libra janë shumë edukativ, kanë tregime argëtuese të cilat ofrojnë modele të duhura të sjelljes. Pastaj është romani për fëmijë ‘Dhëmbi i Bardhë’ nga autori i njohur Jack Londonë i përkthyer në pothuajse çdo gjuhë të botës, një roman ideal për fëmijët në kohë pushimesh. Për më të rriturit kemi librin më të ri ‘Letra e Bezos’ nga Steve Anderson, një libër që ia vlen të lexohet, sidomos nga personat që duan të nisin një biznes të ri apo të mësojnë mënyra të ndryshme se si të fillojnë një biznes”.
Ndër të tjera, Bajoku tregoi se libraria dhe shtëpia botuese ‘Pena’, që ai menaxhon, vetëm gjatë këtij viti, në gjuhën shqipe, ka botuar 20 tituj të rinj.