Personalitete të ndryshme me famë botërore, çdo ditë po iu bashkohen kampanjës botërore anti-CoViD, duke përçuar mesazhe të ndryshme për respektimin e masave kundër virusit që e ka kapluar tërë botën dhe po merr jetë njerëzish çdo ditë.
– Aktori, Idris Elba, postoi një video në të cilën informoi publikun se testi i tij ishte gjithashtu pozitiv. Ky fakt e bëri atë t’u thoshte shokëve të tij të lanin duart dhe të mos binin në kontakt me askënd.
– Aktori tjetër, Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, përhapën optimizëm në rrjetet sociale dhe madje bënë një listë këngësh në platformën Spotify, për të gjithë ata që janë në karantinë dhe bënë apel për respektimin e masave.
– Këngëtarja, Demi Lovato, kërkoi nga të gjithë fansat e saj që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të ruajnë veten, prindërit, fqinjët dhe familjarët.
– Aktorja dhe foto modelja, Brooke Shields, kërkoi nga të gjithë fansat e saj që të qëndronin në shtëpi sepse është gjëja e duhur që të gjithë duhet të bëjnë.
– Këngëtarja, Mariah Carey, po ashtu apeloi tek të gjithë fansat e saj që të ndihmojnë punëtorët shëndetësorë, duke ruajtur veten dhe duke qëndruar në shtëpi.
– Futbollisti, David Beckham, tregoi se ai po i respekton masat anti-CoViD, duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij dhe luti fansat e tij që edhe ata të veprojnë njëjtë.
Vetëm duke respektuar masat e anti-Covid, ne mund ta mposhtim korona virusin së bashku!