Moderatorja e famshme, Vlera Jusufi, e cila aktualisht i është bashkuar mediumit më të ri në vend ATV-së, është personaliteti i radhës që i është bashkuar fushatës së Radio KFOR-it, për të respektuar masat që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së CoViD-19. Ajo ka ftuar të gjithë që të bëhemi bashkë në këtë sfidë: “Të bashkohemi të gjithë në luftën kundër pandemisë duke respektuar masat mbrojtëse. Mos harroni që kategoria më e rrezikuar, janë personat mbi moshën 65 vjeçare. Duke e mbrojtur veten, ne i mbrojmë edhe ata.”
Javëve të fundit në Kosovë është shënuar rënie e numrit të të infektuarve me CoViD-19, megjithatë ekspertët shëndetësor sërish bëjnë apel që të jemi të kujdesshëm edhe gjatë ditëve në vijim, t’i respektojmë masat mbrojtëse, siç janë: mbajtja e maskës, distancës sociale dhe higjienës personale.