Kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, veç premierave botërore, kujdeset që të sjellë edhe ngjarje përmes së cilave i shpërblen shikuesit pjesëmarrës. Siç njoftojnë nga kinemaja në fjalë, këtë javë organizohen dy ngjarje, me fillim me ngjarjen “Women’s Day”, për nder të shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”. Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit do të përfitojnë meny speciale nga Cineplexx dhe për vetëm 5.90€ përfitojnë kokoshka dhe pije si dhe mundësinë që të shkojnë njërin nga filmat e paraparë, që do të shfaqen me datën 8 mars, si: ‘Maybe I Do’, ‘Magic Mike’s Last Dance’, ‘Adnan Kafazi’, etj.
Ndërkohë, një ditë më pas, më 9 mars, Cineplexx sjell ngjarjen radhës “Horror Night”, i cili fillon nga ora 18:00, për të sjell premierën e filmit horror ‘Scream 6’, ku do të ketë një skenografi speciale të krijuar në kinema, me temë të këtij filmi.
Të dyja ngjarjet, do të organizohen në të dy kinematë e Cineplexx-it, në Prishtinë dhe Prizren, ndërkohë biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.