‘Dita Botërore e Vrapimit’ e cila shënohet sot (05.10.23), është një ngjarje vjetore që mbledh së bashku vrapues nga të gjitha anët e globit, për të festuar për vrapimin apo pasionin e tyre të përbashkët.
Kjo ditë shënohet me qëllim që të zgjerohen dhe promovohen përfitimet shëndetësore të vrapimit, duke inkurajuar gjithashtu vrapuesit të bëjnë një donacion për bamirësi.
‘Dita Botërore e Vrapimit’ ka qenë gjithmonë më shumë sesa thjesht një vrapim, meqë ka për qëllim edukimin e publikut dhe ndërgjegjësimin për përfitimet shëndetësore të vrapimit, me qëllim sigurimin e një të ardhmeje më të shëndetshme, si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit.