Fatmirësisht cunamet jenë të rralla, por sërish mbesin ndër rreziqet natyrore më shkatërruese që mund të kenë kufijtë bregdetar. Prandaj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2015, caktoi datën e sotme 5 nëntor, datë që shënon “Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Cunamin”, e cila promovon një kulturë globale të ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë ndaj cunamit.
Komunitetet bregdetare, shpesh të përqendruara në zona të ulëta dhe shumë të populluara, janë më të rrezikuarit nga rreziqet bregdetare, duke përfshirë cunamin, me humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike.
Shënimi i “Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Cunamin”, është kyç për mirëkuptimin më të thellë politik dhe publik, duke ndihmuar në reduktimin e rreziqeve natyrore bregdetare.