– Me 6 nëntor, të vitit 2005, top lista zyrtare britanike ‘Official UK Charts’, njoftoi se Robbie Williams kishte shitur më së shumti albume në Britaninë e Madhe në dekadën e fundit, më saktësisht 6 milion albume të shitura. Coldplay ishin në vendin e dytë, me 5 milion kopje albumesh të shitura, ndërsa Dido radhitej në vendin e tretë, me afër 5 milion albume të shitura.
– Ishte 6 nëntori i vitit 2003, kur këngëtari Justin Timberlake, në edicionin e 10-të të MTV Europe Music Awards, u shpërblye me çmimet ‘Best Male Artist’, ‘Best Pop Act’ dhe ‘Best Album’, për albumin e tij, ‘Justified’.
– Në këtë datë, të vitit 1977, grupi ABBA u radhitën në pozitën e parë të top listës britanike, me këngën e tyre ‘The Name Of The Game’. Kënga, e cila fillimisht titullohej ‘A Bit Of Myself’, qëndroi për 4 javë në pozitën e parë.