“Secili duhet të gjejë kohë që të ulet dhe të shoh gjethet duke rënë’’, kështu ka thënë shkrimtarja amerikane Elizabeth Lawrence, teksa i është referuar bukurisë që ka stina e vjeshtës. E një soditje të natyrës gjithandej Kosovës, mund ta bëni edhe ju përderisa i bëni mirë shëndetit me ecjen. Klubi Aplin Prishtina (KAP), sjell një mori aktivitetesh që do të mbahen përgjatë vjeshtës, kështu tha për Radio KFOR-in, menaxheri në KAP – Nazmi Hasanramaj: “Duhet të përmendim Sektorin e Përgjegjësisë Sociale, ku kemi aktivitete të shumta të kauzave të mëdha, si për shembull mbledhja e fondeve për fëmijët me kancer. Po ashtu daljet për ecje me personat e verbër, ku jemi të vetmit në Ballkan që organizojmë diçka të tillë. Ne kemi kërkuar ndihmë nga ekspertë të ndryshëm që jetojnë edhe në perëndim dhe deri më tani aktivitetet tona kanë qenë brenda parametrave jetik dhe brenda parametrave psikofizik të kësaj kategorie. Sigurisht kemi biseduar edhe me Shoqatën e të Verbërve edhe ata janë dakord dhe janë shumë të entuziazmuar që të vazhdojë projekti me daljet apo hiking me të verbrit. Kemi pasur edhe vështirësi për shkak të pandemisë, mirëpo gjithsesi që kemi mbajtur dhe do të mbajmë aktivitete, gjithmonë duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së ‘CoViD-19’. Në fillim të nëntorit do ta mbajmë edhe një tjetër aktivitetet, dalje në Bjeshkët e Nemuna.”
Z. Hasanramaj, na tregoi gjithashtu se klubi është duke vazhduar me programin e rregullt për hiking, ndërsa edhe Sektori i Edukmit në Klubin Alpin Prishtina dhe KAP Academy, në vazhdimësi kanë aktivitete. Aktualisht klubi është duke punuar në pjesën e parkut Gërmia, ku së shpejti do të informohemi për detajet e projektit.