Kush nuk do të dëshironte të shikonte filma në ambient e qiell të hapur në këto ditë të nxehta vere? E këtë jua mundëson Ambasada e Francës e Komunës së Prishtinës, Aleanca Franceze, Kino ARMATA si dhe Termokiss, përmes edicionit të parë të aktvitetit “Kino n’shehër”.
Nga 13 deri në 29 gusht, mund t’i shikoni 14 filma për fëmijë, temat e të cilëve do të jenë kryesisht rreth mjedisit dhe rinisë në përgjithësi.
Të gjithë filmat që do të prezantohen në këtë edicion, janë filma në versione origjinale, me tira në gjuhën angleze, ndërsa hyrja për të gjithë film dashësit është falas.