Mësimi shkollor i gjysmë vjetorit të dytë mund të zhvillohet prapë online, nëse vazhdojnë ky trend i përballjes me pandeminë, ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Diellza Kukaj, ka theksuar se janë përgatitur edhe tre skenarë të cilët do të realizohen në përputhje me shkallën e rrezikut nga virusi COVID-19; mësimi me prezencë në institucione, duke respektuar rekomandimet për mbrojtje, si shkurtimi i orëve, distanca, shkurtimi i grupeve, etj; skenari i dytë parasheh mësimin e kombinuar: prezent dhe mësimin në distancë si dhe skenari i tretë, nënkupton kushtet që nuk parashihet të mbahet mësimi në shkollë, atëherë do të mbahet mësimi në distancë në TV dhe përmes platformës online.
Sipas Ministrisë së Arsimit, përgjatë gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2019/20, në mësimin online janë përfshirë 89.4 për qind e nxënësve.