Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ‘Covid – 19’, Ministria e Arsimit ka marrë vendim për anulimin e ‘Testit të Arritshmërisë’, për vitin shkollor 2019/2020.
Ky vendim është marr me qëllim të ruajtjes së shëndetit për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Duke marrë parasysh gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi si pasojë e pandemisë ‘Covid – 19’, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe të gjithë qytetarëve u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendim të Ministrisë së Arsimit.